Art&Argëtim

Nike krijon atletet e ‘Jezusit’ të mbushura me ujë të shenjtë, çmimi fillestar 3000 dollarë

16 Tetor 2019, 14:16 Nga DOSJA
Nike krijon atletet e ‘Jezusit’ të mbushura me ujë të

AMERIKËKëpucët janë të mbushura me ujë të shenjtë nga lumi Jordan, dhe atletet kanë një kryqëzim të endur në mes . Pjesë të këpucëve janë gjithashtu të bëra me 100%  material leshi të butë.

Këpucët unike janë një botim i kufizuar, dhe nën 24  palë ekzistojnë në të vërtetë në të gjithë botën, çmimi për një palë të tilla është 3000 dollarë.

Vetëm pak minuta pas nxjerries në treg të atleteve,  të tëra palët e tyre u shitën në mënyrë të mënjëhershme.

Nike po krijon njësinë e rë të atleteve të mbushura me ujë të shenjtë, që do të jenë sërisht në sasi të limituara.

Menaxheri i shitjeve të firmës prestigjoze, Daniel Greenbarg, tha se atletet u krijuan për të dhënë mesazhin se ashtu si Jesuzi, të tërë njerëzit mund të ecin mbi ujë nëse duan.

Atletet janë të pajisura me një shtresë, e cila nuk e lejon ujin e shenjtë të gjendur nën të, të depërtojë në këmbë, duke e mbajtur kështu lëkurën e thatë, dhe duke mos krijuar asnjë pakënaqësi.

Burimi:Themindunleashed

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete nike nike krijon atletet me uje te shenjte nike nike krijon atletet me uje te shenjte

Sondazh

Poll