Art&Argëtim

E frikshme/ Muzeu i parazitëve në Tokio, do t’ju rrënqethë mishin

16 Tetor 2019, 13:22 Nga DOSJA

TOKIO –  Muzeu parazitologjik i quajtur ‘ Meguro’ është muezu i vetëm në botë i këtij lloji, i cili i kushtohet tërësisht specieve parazitore që pushtojnë trupin e njeriut, dhe jo vetëm.

Muzeu Meguro, është kthyer në një tërheqje turistike popullore mes udhëtarëve që kërkojnë të bëjnë diçka vërtet jashtëzakonshme (ose ata që janë të interesuar për organizma të rrezikshëm).

Muzeu është cilësuar si vendi më rrënqethës në të tërë Tokion.

E themeluar në vitin 1953 nga Dr Satoru Kamegai, hapësira dykatëshe ka për qëllim të edukojë vizitorët mbi larminë e parazitëve dhe ciklet e tyre të jetës. Biblioteka e saj kërkimore përmban 60,000 ekzemplarë parazitësh , 300 prej të cilave janë të ekspozuar si dhe 50,000 gazeta dhe 6,000 libra me temën e parazitologjisë.

Sidoqoftë hapësira  e katit të dytë i kushtohet tërësisht parazitëve që infektojnë qeniet njerëzore. Fotografi të tmerrshme tregojnë sesi trupi i njeriut  jeton së bashku me parazitët, se si pjesët e trupit të tyre deformohen dhe zmadhohen nga krijesat që praktikisht i hanë ata të gjallë.

Burimi:Theculturetrip

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture muzeu parazitologjik i tokios muzeu parazitologjik i tokios

Sondazh

Poll