Politike

Basha: Të votojmë Vettingun për politikanët dhe familjarët e tyre, transparenca të nisë nga unë

Sipas Bashës, kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

28 Korrik 2023, 13:36 Nga DOSJA
Basha: Të votojmë Vettingun për politikanët dhe
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka riapeluar për votimin e Vettingut për politikanët dhe familjarët e tyre. Ai thekson se transparenca të nisë nga ai si fillim, e më pas tek të gjithë klasën politike, që sipas tij, prej 32 vitesh mbajnë peng Shqipërinë. Sipas Bashës, kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

Postimi i plotë

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.

Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.

Sondazh

Poll