Politike

Demokratët të përçarë? Berisha: Basha është peng i Ramës, ka dosje krimi të hapur, dënohet deri në 12 vite burg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët tha se deputeti Lulzim Basha është peng i kryeministrit Rama, kjo sepse ai ka një dosje krimi të hapur ku mund të dënohet deri në 12 vite burg.

28 Korrik 2023, 13:08 Nga DOSJA
Demokratët të përçarë? Berisha: Basha është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët tha se deputeti Lulzim Basha është peng i kryeministrit Rama, kjo sepse ai ka një dosje krimi të hapur ku mund të dënohet deri në 12 vite burg. Basha zbuloi se Lulzim Basha akuzohet për larje parash, dhe që dënimi shkon nga 6 deri në 12 vite burg. Po sipas tij, në këtë mes është futur kryeministri Rama, i cili i ka dalë në mbrojtje deputetit Basha. Ai tha se Rama me një prokuror e bllokoi dosjen në Gjykatën e Lartë, por një prokuror tjetër nuk ka firmosur. Në këtë formë, dosja rezulton e pambyllur.

"Ti po krahason të pakrahasueshmet, për çdo shqiptar Lulzim Basha është peng i Edi Ramës, Lulzim Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por është i kapur me dosje krimi. Dhe dosja e krimit nuk është shpikje e Sali berishës por është realitet në Prokurorinë e Shtetit, dosja është ngritur me akuzën për larje parash dhe që shkon nga 6 gjer në 12 vite burg. 

Dosja e cila në ligjin e asaj kohe, duhej të trajtohej nga Gjykata e Lartë. Edi Rama me një prokuror e bllokoi dosjen në Gjykatën e Lartë por prokurori tjetër nuk ka firmosur, dosja nuk është mbyllur, kur të doje Edi Rama atë dosje e çon në Gjykatën e Lartë dhe Basha dënohet nga 6 deri në 12 vite burg. Është marrë disa herë në pyetje nga Prokuroria e Mbrëtërisë së Belgjikës për Bashën dhe Ballën. Basha ka dalë shpifës por Balla ka kryer disa verpime të tjera që nuk i di vetëm Sali Berisha, nuk i bëj publike. Cila është alternativa e demokratëve? Një opozitë patericë e Edi Ramës? Çfarë ofroi Sali Berisha, një opozitë të vërtetë dhe në kushtet më të jashtëzakondshme, që bëri krenar çdo shqiptar që mbështeti Berishën. Berisha nxori nga kthetrat e mafias, Rama-bravën opozitën. Asnjë demokrat nuk ka asnjë konfuzion".

Sondazh

Poll