Politike

Basha mban nesër zgjedhjet për kryetar, Berisha: Skenar i turpshëm i Ramës dhe Ballës

Berisha u shpreh se ka besim te demokratët, duke nënkuptuar se këta të fundit nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e Bashës.

28 Korrik 2023, 12:52 Nga A.B
Basha mban nesër zgjedhjet për kryetar, Berisha: Skenar i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot zgjedhjet që do zhvillohen për kryetarin e asaj që njihet si ‘partia e vulës’. Berisha u shpreh se ka besim te demokratët, duke nënkuptuar se këta të fundit nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e Bashës.

'Unë kam besim të plotë te demokratët. Te idealet e tyre demokratike. Se nuk do i lejojnë kurrë vetes, nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Të turpshëm, me të cilin nuk kanë qëllim tjetër, vetëm të krijojnë një patericë të tyre, njëlloj siç bëri Ramiz Alia në vitin 1991, që shpalli Frontin apo Organizatën e Gruas si organizata elektorale.

Unë kam bindjen që demokratët do qëndrojnë në lartësinë e tyre. Jam i bindur se demokratët nuk do i lejojnë vetes të implikohen apo të mbështesin një skenar që me të vërtetë përbën skenarin më të turpshëm në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll