Aktualitet

OPERACIONI i SPAK/ Zbulohen SMS, Bistri i jepte informacion Ervis Martinajt: Po bëhen operacione për të të kapur

Gjatë hetimeve janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij.

28 Korrik 2023, 12:33 Nga A.B
OPERACIONI i SPAK/ Zbulohen SMS, Bistri i jepte informacion Ervis Martinajt: Po
Ervis Marinaj

TIRANË- Dalin detaje të reja rreth operacionit të SPAK të një dite më parë ku u vunë në pranga disa persona. Mes tyre ishte edhe Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales.

Ky i fundit, raportohet se komunikonte me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinajn. Gjatë hetimeve janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij.

Përgjimet kanë fundosur të arrestuarit në kuadër të një megaoperaconi të nisur dje me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë, biznesmenë por dhe eksponentë të krimit. Sipas hetimeve, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte koordinuar planin me Behar Bajrin për të vrarë Kleanth Musabelliun në vitin 2020, ndërsa Ervis Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit. Pas vrasjes i shkuan edhe në varrim./Dosja.al

aksion i spak 27 korrik 2023 ervis martinaj

Sondazh

Poll