Aktualitet

Largohet nga detyra drejtori i burgut të Reçit Gëzim Selimi, kush është socialisti që e zëvendësoi

Drejtori i ri i burgut të Reçit është Dedë Zhivani, një nga emrat e njohur në radhët e socialistëve të Shkodrës.
Featured image of article: Largohet nga detyra drejtori i burgut të Reçit Gëzim Selimi, kush është socialisti që e zëvendësoi Gëzim Selimi dhe Dedë Zhivani

Shkodër- Drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër është largua nga ky post dhe në këtë post është emëruar Dedë Zhivani. Dosja.al mëson se prezantimi i drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.

Gezim Selimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Burgut të Reçit që nga gushti i vitit 2018, ndërkohë që tashmë ky institucion do të ketë një tjetër drejtues i cili vjen nga radhët e socialistëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush është Dedë Zhivani? 

Dedë Zhivani është një nga emrat e njohur në radhët e socialistëve të Shkodrës i cili tashmë do të ketë këtë pozicion drejtues në një nga institucionet e rëndësishme të veriut të vendit.

Nuk dihet nëse emri i Dedë Zhivanit, si drejtues në këtë institucion është pjesë e listës së drejtorëve që janë propozuar nga deputetët e PS megjithatë tashmë ai ka marrë drejtimin në këtë burg i cili është një nga institucionet e vuajtjes së dënimit nga standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.
J.V/Dosja.al

Shto Koment