Aktualitet

Transferohet te Infektivi polici Bledar Toçi, i arrestuar për vrasjen e mikut të Marsida Qatjas

16 Tetor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Transferohet te Infektivi polici Bledar Toçi, i arrestuar për

TIRANË– Polici i burgjeve, Bledar Toçi që është arrestuar për vrasjen e Dritan Haxhollit të ndodhur në Kavajë është transferuar tek Infektivi i Tiranës.

Toçi përfundoi i plagosur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ne shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë dhe me masën “arrest me burg”, u njoh në ambjentet e spitalit të Traumës. P

or pas përmirësimit të shëndetit të tij, Toçi ishte transferuar në ambjentet e paraburgimit.

E ndërsa sot, nuk bëhen ende me dije motivet e transferimit tek Infektivi, por një prej tyre mund të jetë përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të policit të burgjeve Bledar Toçi, i cili akuzohet për vrasje me dashje.

Ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli marsida qatja bledar toci dritan haxholli marsida qatja

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 09:53

Asnjë prind nuk toleron dhe nuk duron qoftë edhe një shpullë ndaj fëmijës së tij. Jo më tepër siç mendohet se mund t’i ketë ndodhur një të mituri, për të...