Sport

Një delegacion saudit i Al-Hilal, në Paris për të bindur Mbappé...

Drejtuesit e klubit saudit të Al-Hilal janë në Paris për të finalizuar disa dosje. Ata do të përfitojnë nga rasti për të provuar të bindin edhe Kylian Mbappé.

26 Korrik 2023, 20:32 Nga DOSJA
Një delegacion saudit i Al-Hilal, në Paris për të bindur

FRANCE - Këtë të mërkurë, një delegacion i drejtuesve të Al-Hilal ishte në Paris për të finalizuar ardhjen e Malcom, i cili kaloi ekzaminimin mjekësor në kryeqytetin francez. 

Sauditët do të qëndrojnë disa ditë në Paris për takimet të transferimeve. Edhe këta të fundit shpresojnë që në këtë periudhë kohore të jenë në gjendje t'i prezantojnë projektin e tyre te Kylian Mbappé dhe rrethit të tij. 

Al-Hilal bëri një ofertë prej 300 milionë euro për PSG-në, e cila i lejoi klubit të fliste drejtpërdrejt me sulmuesin. Raportohet se sauditët janë gati t’i ofrojnë yllit francez deri në 700 milionë euro vetëm për një sezon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2023, 12:40

Paris 2024: U zbulua pishtari olimpik

FRANCE - U zbulua stafeta e pishtarit Olimpik për Lojërat Olimpike Paris 2024! Pishtari është një objekt emblematik që simbolizon ...