Sport

Sergio Ramos një “frymë” larg nga Inter Miami i Leo Messit...

Ish-kapiteni i Real Madridit ishte bashkëlojtari i Lionel Messit te Paris Saint-Germain

26 Korrik 2023, 14:00 Nga DOSJA

Sergio Ramos një “frymë” larg nga Inter Miami i Leo

SHBA - Miami është afër nënshkrimit me mbrojtësin Sergio Ramos. Skuadra e MLS-së në të cilën Lionel Messi zgjodhi të vazhdojë karrierën, do ta veshë edhe mbrojtësin veteran spanjol me ngjyrë rozë.

Sergio Ramos ishte bashkëlojtari i Lionel Messit te Paris Saint-Germain, ndërsa për shumë vite ishte rivali i tij i madh i tij, kur njëri luante te Reali dhe tjetri te Barcelona.

Sergio Ramos një “frymë” larg nga Inter Miami i Leo

Katalanasja “Sport” raporton se të dyja palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Përveç Messit, Inter Miami ka blerë edhe Busquets dhe Alba.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2023, 12:40

Paris 2024: U zbulua pishtari olimpik

FRANCE - U zbulua stafeta e pishtarit Olimpik për Lojërat Olimpike Paris 2024! Pishtari është një objekt emblematik që simbolizon ...