Sport

Bruno Fernandes e ka vendosur, nuk do të jape intervista për Gary Neville

Duket se portugezi nuk i ka harruar ende kritikat e drejtuara ndaj tij.

26 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA
Bruno Fernandes e ka vendosur, nuk do të jape intervista për Gary

ANGLI - Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes do të injorojë të gjitha pyetjet, si dhe do të shmangë dhënien e intervistave me legjendën e “Djajve të Kuq”, Gary Neville. Ndërkombëtari portugez është i zemëruar me kritikat e Neville ndaj tij në sezonin e kaluar.

Kapiteni i ri i Manchester United do të shmangë çdo përpjekje për t'u intervistuar, pasi ai është i zemëruar nga komentet e ekspertit të bëra gjatë humbjes së turpshme 7-0 të sezonit të kaluar ndaj Liverpoolit.

Neville atëherë pati guximin ta quante Fernandes një "turp" për kërkesën e tij të supozuar për t'u zëvendësuar, e cila më vonë u refuzua kategorikisht nga mesfushori.

Siç dihet, nga fushata 2023/2024. shiriti i kapitenit do të qëndrojë në krahun e Brunos me këmbënguljen e shprehur të trajnerit Eric ten Haag, i cili i ka hequr besimin qendërmbrojtësit Harry Maguire.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll