Sport

Roma dhe argjentinasi Dybala janë afër një kontrate të re…

Sulmuesi duket se do të mbetet në skuadrën e Jose Mourinhos.

26 Korrik 2023, 12:20 Nga DOSJA
Roma dhe argjentinasi Dybala janë afër një kontrate të

ITALI - Roma është në prag të marrëveshjes për një kontratë të re me sulmuesin Paulo Dybala, e cila gjithashtu do të shohë të rinegociuar klauzolën e tij të largimit.

Lojtari sulmues iu bashkua radhëve të ‘Ujqërve’ si lojtar i lirë verën e kaluar, pasi i mbaroi kontrata me Juventusin.

29-vjeçari Dybala, i vuajtur nga dëmtimet, shënoi 18 gola dhe dha 8 asistime në 38 ndeshje për ‘verdhekuqtë’.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit me Romën, përfundonte në mesin e vitit 2025 dhe klauzola e tij e lirimit për ekipet jashtë Italisë është shuma modeste prej 12 milionë eurosh.

Përveç kësaj, Dybala do të përmirësojë pagën e tij aktuale për t'u bërë një nga futbollistët më të paguar në skuadrën e Jose Mourinhos.

Kontrata e re mes ndërkombëtarit argjentinas dhe ‘verdhekuqve’ pritet të zgjasë deri në verën e vitit 2026 me opsion për ta zgjatur edhe një vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll