Sport

Kaos te Besiktasi, drejtori sportiv turk jep dorëheqjen! Tifozët e skuadrës nga Stambolli, nesër në protestë për merkaton...

Interes për ndeshjen Besiktas - Tirana, janë shitur 35.000 bileta të stadiumit “Vodafon” që ka nje kapacitet prej 45.000 vendesh. Nga këto 500 bileta janë rezervuar për tifozët bardheblu të Tiranës.

26 Korrik 2023, 18:20 Nga DOSJA

Kaos te Besiktasi, drejtori sportiv turk jep dorëheqjen! Tifozët e

TURQI - Në mesditë, bardheblutë e Tiranës kanë mbërritur dhe janë akomoduar në një hotel në Stamboll. Sakaq, raportohet se ka kaos në kampin turk të Besiktasit, në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë të Conference League.

Mësohet se drejtori sportiv i skuadrës së Stambollit ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërkohë që tifozët turq nesër do të protestojnë për merkaton e pakënaqshme që kanë bërë deri tani Besiktasit.

Sakaq, nga Stambolli raportohet që për ndeshjen e nesërme të Besiktas ndaj Tiranës, që është planifikuar për të startuar, në orën 20:00, deri tani janë shitur 33 deri në 35.000 mijë bileta në stadiumin “Vodafone”, që ka një kapacitet prej 45.000 vendesh.

Nga këto, për tifozerinë bardheblu të Tiranës, janë rezervuar 500 bileta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Korrik 2023, 12:40

Paris 2024: U zbulua pishtari olimpik

FRANCE - U zbulua stafeta e pishtarit Olimpik për Lojërat Olimpike Paris 2024! Pishtari është një objekt emblematik që simbolizon ...