Sport

Cristiano Ronaldo ka kaluar Kylie Jenner – Ai fiton shuma marramendëse përmes Instagramit

Shuma astronomike e parave që fiton Cristiano Ronaldo për çdo postim të tij në Instagram - I treti është Lionel Messi

26 Korrik 2023, 11:01 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo ka kaluar Kylie Jenner – Ai fiton shuma

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e sportit dhe sigurisht më i suksesshmi në aspektin e marketingut. Superylli portugez di të promovojë veten më mirë se kushdo, dhe gjithashtu ka plane të mëdha në planin e biznesit pas përfundimit të karrierës së tij.

Ai ka përqindje në hotele, ka edhe produktet e veta (orë dhe ujë), ndërsa së fundmi u bë e ditur se dëshiron të angazhohet edhe në fushën e Medias.

Sigurisht, Cristiano Ronaldo është gjithashtu i përfshirë në mënyrë aktive në rrjetet sociale. Në fakt ky duket se është profesioni më fitimprurës i portugezit! Sipas asaj që është bërë e ditur, në fakt, asi i Al Nassr është kthyer në personazhin e famshëm që kërkon më shumë para për çdo postim të tij në Instagram.

Në veçanti, CR7 kërkon shumën prej 2.1 milionë euro për çdo postim!

Me këtë numër, Cristiano Ronaldo ia kaloi mbretëreshës së mëparshme të rrjeteve sociale, Kylie Jenner, të ardhurat e së cilës për publikim arrijnë në 1.7 milionë euro.

Në vendin e tretë është një tjetër futbollist i madh, Lionel Messi me 1.4 milionë për botim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll