Aktualitet

Vrojtim nga ajri dhe 200 forca policie në terren/ Aksion anti-drogë në Itali, arrestohen 18 persona, mes tyre shqiptarë (VD)

16 Tetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Vrojtim nga ajri dhe 200 forca policie në terren/ Aksion anti-drogë

Itali- Në prangat e policisë italiane kanë rënë 18 persona pasi akuzohen për transport droge nga Spanja në Itali. Mes të arrestuarëve ka edhe shqiptarë.

Mediet italiane shkruajnë se operacioni ishte i shtrirë në shumë qytete që përfshinin Bolonjën, Ferrarën, Modenën, Vercellin, Ravenën, Riminin, Materan, Rietin, Barcelonën dhe Vlorën.

Policia sekuestroi  130 kg lëndë narkotike, e tipit marijuanë e kanabis që  trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane, kryesisht në Bolonja.

Në aksionin e policisë morën pjesë 200 forca policore, skuadra ajrore, helikopterë dhe dhe qen nuhatës antidrogë, të cilët bënë të mundur kapjen e tyre. Ende nuk dihen emrat e të arrestuarve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-drogë në itali arrestohen 18 persona në itali aksion anti-drogë në itali arrestohen 18 persona në itali

Sondazh

Poll