Aktualitet

’50 mijë lekë të vjetra për 20′ seks’, arrestohen dy tutorët e të miturës në Korçë, vajza sapo kisht

16 Tetor 2019, 09:30 Nga DOSJA
’50 mijë lekë të vjetra për 20′ seks’,

KORCE- Pas publikimit të rrjetit të prostitucionit në Korçë në emisionin “Stop”,  policia ka nisur arrestimet. Mësohet se në prangat e policisë së Korçës kanë rënë Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Rasti u transmetua mbrëmë në një emision investigativ, ku një e mitur 16-vjeçare tregonte se kishte disa vite që kryente marrëdhënie seksuale përkundrejt pagesës. Në video zbulohej se për vetëm 20 minuta marrëdhënie seksuale klientët paguanin 50 mijë lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë: 

Pas denoncimit të rastit në emisionin invstigativ “Stop”, ndalohen dhe procedohen 4 shtetas për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ndalohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, si edhe procedohet penalisht pronarja e lokalit.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve:

Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkepunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

DVP-Korçë falenderon median për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupi i prostitucionit në korçë grupi i prostitucionit në korçë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 09:53

Asnjë prind nuk toleron dhe nuk duron qoftë edhe një shpullë ndaj fëmijës së tij. Jo më tepër siç mendohet se mund t’i ketë ndodhur një të mituri, për të...