Aktualitet

U pre me sharrë gjatë punës në gurore, 34-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

16 Tetor 2019, 08:47 Nga DOSJA
U pre me sharrë gjatë punës në gurore, 34-vjeçari

GJIROKASTËR– Një 34-vjeçar është në gjendje kritike për jetën pasi është dëmtuar gjatë kohës që po punonte.

Dosja.al mëson se Menti Çobo me origjinë nga Berati është prerë me sharrë gjatë kohës që po punonte në guroren në pronësi të Qazim Brahimit.

Pasi është dëmtuar, 34-vjeçari është shtruar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë është nisur helikopteri për të bërë të mundur transportimin e punëtorit Menti Çobo drejt spitalit të Traumës, pasi ka marrë fraktura të rënda në krahë dhe shpatull.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:00, duke punuar në një aktivitet privat në afërsi të Zonës Industriale, është aksidentuar shtetasi M.Ç., rreth 35 vjeç, banues në Berat, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat.

Shtetasi i mësipërm u transportua për spitalin e Traumës, Tiranë.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demtohet punetori ne gurore gjirokaster menti cobo demtohet punetori ne gurore gjirokaster menti cobo

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 06:23

HOLANDË– Një baba me gjshtaë fëmijët e tij janë shpëtuar nga një jetesë mjerane që po bëin teksa prisnin fundin e botës. Burri së bashkum e gjshta fë...