Bota

Abbott dënon kërcënimet ndaj policëve serbë: Është e rëndësishme që Policia e Kosovës t’u shërbejë të gjitha komuniteteve

Në një postim në rrjete sociale, Abbott shkruan se kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme.

26 Korrik 2023, 16:07 Nga a.l
Abbott dënon kërcënimet ndaj policëve serbë:
Nicholas Abbot

KOSOVË-  Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të rinj serb. Në një postim në rrjete sociale, Abbott shkruan se kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai.

72 policë të rinj nga radhët e komunitetet joshumicë kanë nisur punën në fillim të kësaj jave në veri të vendit. 45 nga këta policë janë nga komuniteti serb. Por vetëm pak kohë pas nisjes së detyrës, ndaj tyre nisi një fushatë kërcënuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale. Ndaj fushatës kanë reaguar krerët institucionalë e ndërkombëtarë. 

nicholas abbott

Sondazh

Poll