Bota

Moment historik në ndikimet e krizës klimatike, temperaturat në ujërat e Floridës më shumë se 38 gradë

Niveli i nxehtësisë i regjistruar këtë javë është ai i një vaskë të nxehtë.

26 Korrik 2023, 11:49 Nga a.l
Moment historik në ndikimet e krizës klimatike, temperaturat në
Foto ilustruese

SHBA- Temperaturat në ujërat e Floridas kanë shënuar sërish rekord, ku termometri ka shënuar 38.4 gradë Celsius. Një tjetër moment historik në ndikimet e krizës klimatike. 

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria amerikane, në një hapësirë të caktuar për regjistrimin e temperaturës e instaluar në ujërat e gjirit Manatee, në Parkun Kombëtar Everglades, shënoi vlerën më të lartë, ndërsa në disa zona të tjera termometri shënoi 38 gradë dhe 32 gradë Celsius, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), vlerat normale për rajonin në këtë periudhë të vitit variojnë midis 23-31 gradë Celsius. Niveli i nxehtësisë i regjistruar këtë javë është ai i një vaskë të nxehtë.

shba

Sondazh

Poll