Bota

'45 serbë pjesë e Policisë së Kosovës'/ Rohde: Të ndalohen fushatat kërcënuese ndaj tyre

Diplomati gjerman ka shkruar në ‘Twitter’ se kjo fushatë frikësimi është shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë.

26 Korrik 2023, 11:34 Nga a.l
'45 serbë pjesë e Policisë së Kosovës'/
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me fushatën denigruese që po bëhet në rrjetet sociale ndaj qytetarëve të komunitetit serb që diplomuan dhe nisën punën në Policinë e Kosovës. Diplomati gjerman ka shkruar në ‘Twitter’ se kjo fushatë frikësimi është shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë.

“Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar Rohde. 

'45 serbë pjesë e Policisë së Kosovës'/
Postimi

45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

jorn rohde

Sondazh

Poll