Bota

Tensionet në Veri/ Shefi i Zyrës së BE-së: Masat e BE-së të përkohshme, por duhet de-përshkallëzim siç kanë kërkuar 27 shtetet anëtare

Në një postim në Twitter, Szyunog shprehet se masat e Bashkimit Evropian janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por thotë se duhet një angazhim konstruktiv për të arritur de-eskalimin ashtu siç kanë kërkuar 27 shtetet anëtare në qëndrimin e 3 qershorit.

26 Korrik 2023, 11:18 Nga a.l
Tensionet në Veri/ Shefi i Zyrës së BE-së: Masat e
Thomas Szyunog

KOSOVË-  Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szyunog ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, Szyunog shprehet se masat e Bashkimit Evropian janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por thotë se duhet një angazhim konstruktiv për të arritur de-eskalimin ashtu siç kanë kërkuar 27 shtetet anëtare në qëndrimin e 3 qershorit.

“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE27 e 3 qershorit”, ka thënë ai. 

Tensionet në Veri

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi serbët lokalë kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë në veri, që hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Serbët po kërkojnë tërheqjen e plotë të njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve të rinj. Faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja. Kosova edhe më herët nuk është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve në komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – por zyrtarët shtetërorë kanë kërkuar që ato të përgatiten në mënyrë që të mos ketë bojkot. Zgjedhjet e fundit në veri, ato të prillit kur u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

thomas szyunog

Sondazh

Poll