Bota

Vdekja tragjike e dy pilotëve të Forcave Ajrore në Greqi, 9 sekondat fatale para rrëzimit të avionit në Karystos

Greqia u trondit nga vdekja tragjike e dy pilotëve të Forcave Ajrore, kapitenit 34-vjeçar Christos Moulas dhe nëntogerit 27-vjeçar Periklis Stefanidis, të cilët humbën jetën mesditën e së martës në Karystos pas rënies së avionit.

26 Korrik 2023, 09:53 Nga m.s
Vdekja tragjike e dy pilotëve të Forcave Ajrore në Greqi, 9
viktima ne Greqi

GREQI -Greqia u trondit nga vdekja tragjike e dy pilotëve të Forcave Ajrore, kapitenit 34-vjeçar Christos Moulas dhe nëntogerit 27-vjeçar Periklis Stefanidis, të cilët humbën jetën mesditën e së martës në Karystos pas rënies së avionit.

Siç shihet në video-dokumentin e regjistruar nga ERT nga momenti i rënies së Canadair CL-215, dy pilotët kishin vetëm nëntë sekonda për të reaguar nga momenti kur avioni goditi pemën pas lëshimit të ujit, shkruan "Protothema". 

Në të njëjtën video, duket se avioni pasi bie nga një lartësi shumë e ulët, merr një kthesë djathtas, humbet lartësinë dhe më pas rrëzohet në një re tymi, ndërsa pak para kthesës djathtas shihet se godet një pemë.

Teksa avioni manovron djathtas, has në një pengesë (pemë) që e “shtyn” edhe më tej djathtas, duke humbur qendrueshmërinë. Diku aty humbet aftësia për të fluturuar. 

greqi christos moulas periklis stefanidis

Sondazh

Poll