Bota

Pamje të frikshme nga zjarret në Siçili, flakët ‘pushtojnë’ rrugët (VIDEO)

Ekspertët kanë dhënë paralajmërime, pasi nxehtësia e Tokës po shkakton zjarre masive në të gjithë botën, duke përfshirë Italinë, Greqinë, Algjerinë, Francën dhe Kanadanë.

26 Korrik 2023, 10:39 Nga m.s
Pamje të frikshme nga zjarret në Siçili, flakët
zjarret ne Siçili

ITALI- Një video e frikshme e cila është bërë virale, tregon rrugët në flakë në Siçili, Itali, ndërsa zjarri përfshiu pjesët jugore të vendit. Një banor ka shpërndarë një video në internet, ku shihet se zjarri nuk prek vetëm pemët, por shtrihet deri në rrugë.

Ekspertët kanë dhënë paralajmërime, pasi nxehtësia e Tokës po shkakton zjarre masive në të gjithë botën, duke përfshirë Italinë, Greqinë, Algjerinë, Francën dhe Kanadanë.

Autoritetet italiane thanë se stuhitë gjithashtu po prekin të dy pjesët e vendit. Të martën, të paktën gjashtë persona vdiqën për shkak të motit ekstrem, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarët italianë zbuluan se katër të moshuar humbën jetën si pasojë e zjarreve në Siçili, dhe në qytetin bregdetar të Reggio Calabria.

Një përdorues i rrjeteve sociale reagoi me trishtim ndaj videos së zjarrit në Itali dhe shkroi: "Fqinjët tanë të bukur, ishim në Siçili vitin e kaluar. Zemra ime është me ta".

Nga ana tjetër, një tjetër kritikoi ndihmën e qeverive për Ukrainën, dhe tha se ishte më mirë të përdoreshin paratë për të ndihmuar në uljen e efekteve të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.

Ndërkohë, në Algjeri, mbi 30 persona, përfshirë 10 ushtarë që luftonin me flakët, humbën jetën nga zjarret pasi temperaturat e vendit të Afrikës Veriore arritën 48 gradë Celsius të hënën.

Sondazh

Poll