Bota

VIDEO/ Albin Kurti s'heq dorë nga tallja për 'Ballkanin e Hapur' të Ramës

Kurti, ballkonit të Qeverisë shqiptare, iu është referuar si “Ballkoni i Hapur”, aty ku mbrëmjen e kaluar organizoi një event për praktikantët e Qeverisë.

26 Korrik 2023, 09:10 Nga A.B
VIDEO/ Albin Kurti s'heq dorë nga tallja për 'Ballkanin e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga 'tallja' për nisëmn e kryeministrit Edi Rama, 'Ballkani i Hapur'. Kurti, ballkonit të Qeverisë shqiptare, iu është referuar si “Ballkoni i Hapur”, aty ku mbrëmjen e kaluar organizoi një event për praktikantët e Qeverisë.

“Ballkoni i Hapur i Qeverisë, sonte ishte i hapur për të rejat dhe të rinjtë, përfitues nga Programi “Praktikë në Qeveri””, shkroi Kurti në Facebook, në orën 23:59.

“Janë afro 250 të rinj, prej tyre rreth 80% vajza, që janë angazhuar në institucione të ndryshme qendore, nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, e Drejtësisë, e Mjedisit dhe Infrastrukturës e deri te Galeria Kombëtare e Ministrisë së Kulturës e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Ministrisë së Bujqësisë, që për gjashtë muaj ndjekin praktikën me pagesë. Ata janë praktikantë në qeverinë tonë, e cila është qeveri e një praktike të re: të shërbimit, barazisë, progresit”, shkroi Kurti.

Nisma e “Ballkanit të Hapur” e ka kryer misionin e saj, kjo sipas kyeministrit Edi Rama i cili ka thënë se tashmë do fokusohet te Procesi i Berlinit. Që nga krijimi i saj, Kurti nuk pranoi që të merrte pjesë./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll