Bota

Greqia në 'luftë' me flakët! Ministri britanik: Unë do shkoj me pushime në Evia, s'jam i shqetësuar për zjarret

Sipas tij, autoritetet greke e kanë trajtuar situatën në mënyrë shumë efektive.

26 Korrik 2023, 08:48 Nga A.B
Greqia në 'luftë' me flakët! Ministri britanik:
Michael Gove

BRITANI E MADHE- Besimin e tij tek autoritetet greke për menaxhimin e zjarreve e shprehu ministri i Strehimit i qeverisë britanike, Michael Gove, i cili tha për Sky News se planifikon të shkojë me pushime në Greqi, konkretisht në Evia.

“Autoritetet greke e trajtuan situatën me shumë efikasitet”, tha ministri britanik ndërsa në një pyetje të mëvonshme nëse do të udhëtonte në Greqi, ai zbuloi se “kam në plan të shkoj në Greqi pas disa javësh”.

Përballë habisë së gazetarit dhe pyetjes “O zot, a nuk shqetësohesh fare?”, Michael Gove u përgjigj: “Sigurisht që dua të sigurohem që si qeveri do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Greqinë dhe turistët tanë atje. Por jo, nuk jam i shqetësuar”.

I pyetur nëse do të shkojë në Rodos apo është nga ata që preferojnë Santorinin, ministri britanik sqaroi se “jo, nuk do të shkoj në Santorini, do të shkoj në një ishull të quajtur Evia.'

Siç vuri në dukje ministri britanik në intervistën e tij, Ministria e Punëve të Jashtme të vendit të tij ka bërë të ditur se është e sigurt për britanikët të udhëtojnë në Rodos, duke e cilësuar si "të ardhur keq" që disa pjesë të ishullit u desh të evakuoheshin.

Është tragjike që zjarret kanë shkatërruar atë që për shumë duhet të jetë periudha më e lumtur e vitit. Është e qartë se zjarret në Rodos janë tragjike dhe mendimet e mia janë me të prekurit. Por është gjithashtu e vërtetë që, siç tha ministri i turizmit i Greqisë, zjarret - megjithëse të tmerrshme - janë kontrolluar në një pjesë të ishullit, "shtoi Gove./Dosja.al

michael gove

Sondazh

Poll