Aktualitet

Shiste heroinë dhe blinte sende vetjake, arrestohet 45-vjeçari me biçikletë në Kavajë (VD)

16 Tetor 2019, 08:05 Nga DOSJA
Shiste heroinë dhe blinte sende vetjake, arrestohet 45-vjeçari me

KAVAJË– Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës. Mësohet se i arrestuari akuzohet për shitje të lëndëve markotike pasi i është sekuestruar 125 gramë heroinë.

45-vjeçari po shëtiste me biçikletë në momentin që është pikasur nga policia dhe është kontrolluar. Pas verifikimit të arrestuarit i janë gjetur dia doza heroinë dhe më pas efektivët i kanë kontrolluar edhe banesën.

Edhe në shtëpi, 45-vjeçarit i janë gjetur të tjera doza heroine të cilat tashmë janë sekuestruar. Gjithashtu u sekuestruan edhe paratë që kishte përfituar i prangosuri nga shitja e lëndës narkotike dhe shumë sende të tjera si biçikleta, etj.

Gjithsej u sekuestruan: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Njoftimi i policisë Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çiklisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 125 gr heroinë, lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë dhe sende të tjera.

Në pranga një 45-vjeçar.

Seksioni për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative finalizoi operacionin policor të koduar “Çiklisti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ky shtetas gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur disa doza me heroinë. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45 vjecar heroine kavaje arrestohet 45 vjecar heroine kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 06:23

HOLANDË– Një baba me gjshtaë fëmijët e tij janë shpëtuar nga një jetesë mjerane që po bëin teksa prisnin fundin e botës. Burri së bashkum e gjshta fë...