Aktualitet

Besim Hajdarmataj kalon me sukses Vettingun, KPK: Nuk kishte asnjë problem (VD)

16 Tetor 2019, 08:03 Nga DOSJA
Besim Hajdarmataj kalon me sukses Vettingun, KPK: Nuk kishte asnjë problem

TIRANË- Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas komisionit të Vettingut, Hajdarmataj nuk ka shkelje dhe duhet të vijojë punën e tij si prokuror. Trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu tha sot se konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit të prokurorit Besim Hajdarmataj.

Konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmataj, të prokuorit të Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë Tiranë. Transferimin e dosjes që i përket çëshjet penale të vitit 2010 pranë organitt kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”, tha Brunilda Bekteshi relatore e çështjes.

Nga ana tjetër në seancat e kaluara përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkoi një shpjegim Besim Hajdarmatajt pse u transferua dosja e 12 tonëve kanabis, sekuestruar në Përmet në 2017 tek Prokuroria e Përmetit. Po ashtu Vettingu nuk ka gjetur asnjë provë për shkelje të ligjit nga Hajdarmataj për 25 denoncimet e bëra pranë KPK-së.

Në konkluzionet e KPK, u tha se Hajdarmataj nuk ka kryer fshehje pasurie, as nuk është kapur në konflikt interesi, si edhe ka burime të ligjshme të pasurisë së tij. Pa probleme ka rezultuar edhe aftësia e tij profesionale, ndërkohë që teksa u ndal te pastërtia e figurës, KPK tha se ka hetuar 25 denoncimet që kanë mbërritur në KPK. Këto denoncime, ku akuzohej Hajdarmataj si me lidhje me persona të lidhur me krimin, janë quajtur të pabaza nga KPK. Vetë prokurori, tha se është sulmuar nga persona anonimë, dhe se në punën e tij, nuk ka zvarritur asnjë dosje.

Kush është Besim Hajdarmataj?

Besim Hajdarmataj ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Por më 2018 ai u shkarkua nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga  kryeprokurorja Arta Marku, dhe në vend të tij u vendos Donika Prela. Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë  pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë por këtë herë si prokuror.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdaramataj para kpk-së kalon vettingun besim hajdarmataj komisioni i pavarur i kualifikimit besim hajdaramataj para kpk-së kalon vettingun besim hajdarmataj komisioni i pavarur i kualifikimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2019, 06:23

HOLANDË– Një baba me gjshtaë fëmijët e tij janë shpëtuar nga një jetesë mjerane që po bëin teksa prisnin fundin e botës. Burri së bashkum e gjshta fë...