Bota

'Dënim me burg kush bashkëpunon me të', Rusia shpall 'të padëshiruar' stacionin e pavarur televiziv

Kanali televiziv në ​​një postim në Telegram shkruan se do të marrë hapat e duhur, përfshirë veprimet ligjore.

25 Korrik 2023, 18:37 Nga a.l
'Dënim me burg kush bashkëpunon me të', Rusia shpall
Televizioni Rain (Dozhd)

RUSI-  Rusia ka shpallur kanalin televiziv Rain (Dozhd) si një “organizatë të padëshirueshme”, që do të thotë dënime, duke përfshirë burgun, për këdo në Rusi që dhuron ose bashkëpunon me kanalin, shkruajnë mediat e huaja. 

"TV Rain me bazë në Letoni i kushtohet mbulimit të ngjarjeve në Rusi. TVR Studios BV e Holandës gjithashtu është cilësuar si “e padëshirueshme në territorin e Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën zyrtare në Telegram.

Kanali televiziv në ​​një postim në Telegram shkruan se do të marrë hapat e duhur, përfshirë veprimet ligjore. Kanali gjithashtu njoftoi se kishte pezulluar mbledhjen e donacioneve nga Rusia, anuloi abonimet ekzistuese nga shikuesit rusë dhe u kërkoi atyre që mbeten në vend të mos ndajnë lidhje me materialet e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

rusi

Sondazh

Poll