Bota

Helikopteri u rrëzua teksa po shuante zjarret, konfirmohen të vdekur dy pilotët grekë (FOTO+EMRAT)

Forcat e Armatosura kanë njoftuar tre ditë zi në nder të tyre.

25 Korrik 2023, 18:00 Nga f.i
Helikopteri u rrëzua teksa po shuante zjarret, konfirmohen të vdekur
Christos Moulas dhe Periklis Stefanidis

GREQI- Dy pilotët e helikopterit, i cili u rrëzua teksa po punonte për shuarjen e zjarrit pranë fshatit Platanistos të Karystos, humbën jetë në krye të detyrës.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën dy pilotët, Christos Moulas, 34 vjeç dhe Periklis Stefanidis, 27 vjeç.

Pas lajmit të trishtë, Forcat e Armatosura kanë njoftuar tre ditë zi në nder të tyre.

zjarret ne greqi christos moulas periklis stefanidis

Sondazh

Poll