Bota

Rrëzimi i helikopterit në Karystos! Parlamenti mban një minutë heshtje në kujtim të dy pilotëve

Ministrja e Brendshme Niki Kerameos i kërkoi seancës plenare të mbajë një minutë heshtje në kujtim të komandantit Christos Moulas dhe pilotit Pericles Stefanidis.

25 Korrik 2023, 18:20 Nga f.i
Rrëzimi i helikopterit në Karystos! Parlamenti mban një
foto ilustruese

GREQI- Parlamenti grek ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të dy pilotëve të helikopterit Canadair që u rrëzua në Karystos, shkruajnë mediat e huaja.

Ministrja e Brendshme Niki Kerameos i kërkoi seancës plenare të mbajë një minutë heshtje në kujtim të komandantit Christos Moulas dhe pilotit Pericles Stefanidis.

"Kohë shumë të vështira për vendin tonë me frontet e zjarrit në vazhdim. Situata po bëhet tragjike me humbjen e dy pilotëve të avionit zjarrfikës që u rrëzua më herët. Dy pilotët, bënë gjithçka që kishin në dorë për të na mbajtur të gjithëve të sigurt”,- tha Kerameos.

zjarret ne greqi rrezohet avioni ne greqi

Sondazh

Poll