Bota

Propozimi për martesë kthehet në TRAGJEDI/ 39-vjeçarja i tha 'PO' të fejuarit nën perëndimin e diellit, rrëzohet nga shkëmbi dhe vdes

Gursu sapo i kishte propozuar zonjës Demir dhe vendosi të festonte me ushqime dhe pije teksa shikonin perëndimin e diellit.

25 Korrik 2023, 17:43 Nga a.l
Propozimi për martesë kthehet në TRAGJEDI/ 39-vjeçarja i
Yesim Demir

TURQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Turqi. Njëgrua e quajtur Yesim Demir, 39 vjeçe, rrëshqiti nga një shkëmb 30 metra i lartë pasi mori propozim për martesë. Gruaja ishte duke festuar me të dashurin Nizamettin Gursu, në Kepin Polente në Turqinë veriperëndimore kur ajo ra tragjikisht nga një shkëmb i pjerrët më 6 korrik, shkruajnë mediat e huaja.

Gursu sapo i kishte propozuar zonjës Demir dhe vendosi të festonte me ushqime dhe pije teksa shikonin perëndimin e diellit. Burri ishte kthyer në makinën e tyre për të bërë një piknik, por papritmas dëgjoi një britmë. Burri nxitoi përsëri në vendin buzë shkëmbit dhe zbuloi se e fejuara e tij e re ishte rrëzuar.

Burri i pikëlluar tha më vonë për mediat lokale se çifti kishte zgjedhur vendin sepse mendonin se do të ishte romantik.  "E zgjodhëm për të pasur një kujtim romantik pas propozimit. Pimë alkool. Gjithçka ndodhi menjëherë. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua", tha ai. 

Autoritetet rrethuan menjëherë zonën dhe nisën një hetim.

yesim demir

Sondazh

Poll