Bota

E rëndë në Itali/ Jetonin në një shtëpi, 47-vjeçari vret me armë kunatën dhe dorëzohet në polici

Për momentin nuk dihet asgjë për motivin. 47-vjeçari në një moment ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë gruan, më pas ka shkuar menjëherë në komisariat ku ka dorëzuar armën. 

25 Korrik 2023, 18:10 Nga a.l
E rëndë në Itali/ Jetonin në një shtëpi,
Policia italiane

ITALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e vëllait të tij një grua 40- vjeçare.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Fossombrone (Pesaro Urbino)rreth orës 10.30, në një banesë ku viktima, një grua 40-vjeçare, jetonte me partnerin dhe vajzën e saj të vogël në katin përdhes, ndërsa vrasësi Andrea Marchionni, 47 vjeç, ish-zdrukthtar aktualisht i papunë, jetonte i vetëm.

Për momentin nuk dihet asgjë për motivin. 47-vjeçari në një moment ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë gruan, më pas ka shkuar menjëherë në komisariat ku ka dorëzuar armën. Karabinierët e Compagnia di Fano po hetojnë në vendin e ngjarjes. 

vrasje ne itali

Sondazh

Poll