Sport

Mbyllet pjesa e parë e Partizanit, 0-0 me Atletic Escaldes!

Pjesa e parë ishte për të vendosur duart në kokë për Partizanin. Asnjë kombinim dhe një ekip tërësisht pa ide për të dalë përpara dhe për të goditur portën.

25 Korrik 2023, 17:53 Nga DOSJA
Mbyllet pjesa e parë e Partizanit, 0-0 me Atletic Escaldes!

ANDORRA - Partizani e ka mbyllur në barazim me shifrat 0-0 pjesën e parë ndaj Atletic Escaldes në transfertë. Kundërshtari përveçse është modest në letër, një ditë para ndeshjes, njoftoi shkarkimin e trajnerit. Nga krahu tjetër ishin 8 lojtarë titullar të Eskaldes që njoftuan largimin e tyre pasi mësuan vendimin për trajnerit.

Por pavarësisht kësaj situate, Partizani nuk po përfiton. Pjesa e parë ishte për të vendosur duart në kokë për Partizanin. Asnjë kombinim dhe një ekip tërësisht pa ide për të dalë përpara dhe për të goditur portën. Thuajse zero shans i pastër i humbur, përtej atij të Eros Grezdës në minutat e fundit e ardhur nga një dhuratë e vendasve. Kjo pjesë e parë duhet të harrohet shpejt, Partizani ra në nivelin modest të Eskaldesit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll