Bota

Lufta/ Gazetari amerikan plagoset pas një sulmi me dron në Bakhmut

Nga ana tjetër, agjencia franceze e lajmeve Agence France-Presse tha se një nga korrespondentët e saj, Dylan Collins ishte plagosur në një sulm me dron ndërsa raportonte në një pozicion të artilerisë ukrainase.

24 Korrik 2023, 23:02 Nga k.m.
Lufta/ Gazetari amerikan plagoset pas një sulmi me dron në Bakhmut
Rostislav Zhuravlev

RUSI- Kremlini akuzoi të hënën Kievin për kryerjen e një "sulmi të qëllimshëm ndaj gazetarëve" në rajonin juglindor të Ukrainës Zaporizhzhia, gjatë të cilës u vra një reporter i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Rusia ka nisur një hetim penal për vdekjen e Rostislav Zhuravlev.

Nga ana tjetër, agjencia franceze e lajmeve Agence France-Presse tha se një nga korrespondentët e saj, Dylan Collins ishte plagosur në një sulm me dron ndërsa raportonte në një pozicion të artilerisë ukrainase.

Lufta/ Gazetari amerikan plagoset pas një sulmi me dron në Bakhmut
Dylan Collins

Collins, banues në Liban, është qëlluar teksa ndodhej pranë një pozicioni të artilerisë ukrainase pranë Bakhmutit. Gazetari është shtruar në spital dhe sipas mjekëve nuk është jashtë rrezikut për jetën.

Krahu kulturor i Kombeve të Bashkuara UNESCO thotë se që nga 20 korriku, 12 gazetarë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022./Reuters

rostislav zhuravlev dylan collins

Sondazh

Poll