Bota

Qëllohet për vdekje kryebashkiaku i qytetit bregdetar në Ekuador

Raportohet se kryebashkiaku u qëllua disa herë nga një person i armatosur që kishte mbërritur me një kamionçinë të vjedhur.

24 Korrik 2023, 21:38 Nga f.i
Qëllohet për vdekje kryebashkiaku i qytetit bregdetar në Ekuador
Agustin Intriago

EKUADOR- Kryebashkiaku i qytetit portual Manta në Ekuador, Agustin Intriago, u qëllua për vdekje, në një sulm që tronditi establishmentin politik në vend, raporton BBC.

Raportohet se kryebashkiaku u qëllua disa herë nga një person i armatosur që kishte mbërritur me një kamionçinë të vjedhur. Ai u shpall i vdekur në spital.

Vrasja ka tronditur Ekuadorin, ku sulmet ndaj zyrtarëve të zgjedhur deri vonë kanë qenë të rralla.

agustin intriago ekuador

Sondazh

Poll