Bota

Panik në bord! Avioni që u ngrit nga Malpensa dëmtohet nga breshëri gjatë fluturimit (FOTO)

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në bord.

24 Korrik 2023, 22:00 Nga f.i
Panik në bord! Avioni që u ngrit nga Malpensa dëmtohet nga
pamje nga ngjarja

ITALI- Stuhia dhe reshjet e breshërit që goditën sot Milanon kanë shkaktuar dëme edhe në një avion, shkruajnë mediat e huaja. 

Në imazhin e publikuar shihet se avioni "Boeing" që drejtonte fluturimin 185 të Delta Airlines, i cili u ngrit nga Milano Malpensa dhe ishte nisur për në Nju Jork është dëmtuar. Avioni pësoi dëmtime në pjesën e  përparme, turbinën e motorit dhe në njërin prej krahëve në disa zona menjëherë pas ngritjes, pasi u përball me kushte të rënda moti.

Avioni, i cili u ngrit nga Malpensa në orën 12:29 devijoi për në Romë, ku u ul në orën 13:55 pa probleme të mëtejshme. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në bord.

moti i keq ne itali milano

Sondazh

Poll