Bota

Opozita e quajti "turp", Izraeli miraton reformën e gjyqësorit

Plani i reformës gjyqësore i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka ndezur disa nga demonstratat më të mëdha në historinë e Izraelit, me kundërshtarët që protestojnë kundër propozimeve për 29 javë rresht.

24 Korrik 2023, 21:12 Nga f.i
Opozita e quajti "turp", Izraeli miraton reformën e
Benjamin Netanjahu

IZRAEL- Deputetët izraelitë miratuan nismën gjyqësore të nxitur nga kryeministri Benjamin Netanjahu për të reformuar sistemin gjyqësor përkundër protestave të shumta që kanë shkaktuar përçarje të pashembullt në shoqërinë izraelite, raporton CNN.

Plani i reformës gjyqësore i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka ndezur disa nga demonstratat më të mëdha në historinë e Izraelit, me kundërshtarët që protestojnë kundër propozimeve për 29 javë rresht. Votimi u zhvillua pas një seance me tensione, gjatë së cilës ligjvënësit e opozitës brohoritën "turp" dhe më pas u larguan nga salla.

Refoma parasheh ndryshime të shumta që do të kufizojnë kompetencat e gjyqësorit, përfshirë kompetencat e Gjykatës së Lartë për të sfiduar vendimet e kuvendit dhe për të ndryshuar mënyrën si zgjidhen gjykatësit. Kryeministri Netanyahu dhe aleatët e tij thonë se ndryshimet janë të nevojshme për të kufizuar kompetencat e gjykatësve, që nuk janë të zgjedhur, por janë të emëruar.

izrael benjamin netanjahu

Sondazh

Poll