Bota

'Do të të vras'/ Grabitet jahti në Miami, reperi i njohur ishte në bord

Dy meshkujt, të identifikuar si Cornell A. Whitfield dhe Anteneh A. Workeneh, dyshohet se kërkuan një rimbursim dhe filluan të kërcënonin kapitenin. Ky i fundit tha në Policisë se njëri prej tyre madje e kërcënoi se do ta "vriste" dhe "ta hidhte nga varka".

24 Korrik 2023, 21:32 Nga k.m.
'Do të të vras'/ Grabitet jahti në Miami, reperi i
Quavo

SHBA- Quavo ishte në bordin e një jahti në Miami që po hetohet për një grabitje të dyshuar. Lajmin e konfirmon një raport i policisë i marrë nga Page Six. Sipas Departamentit të Policisë së Miami Beach, dy burra në bordin e anijes - asnjëri prej të cilëve nuk ishte Quavo - dyshohet se u bënë "shumë agresivë" ndaj kapitenit dhe ekuipazhit të tij kur i informuan se koha e marrjes me qira të varkës së tyre po mbaronte.

Dy meshkujt, të identifikuar si Cornell A. Whitfield dhe Anteneh A. Workeneh, dyshohet se kërkuan një rimbursim dhe filluan të kërcënonin kapitenin. Ky i fundit tha në Policisë se njëri prej tyre madje e kërcënoi se do ta "vriste" dhe "ta hidhte nga varka".

Pronari i varkës njoftoi forcat e rendit, të cilat ndërhynë menjëherë. Raporti i policisë konfirmoi se 32-vjeçari Quavo (emri i vërtetë i të cilit është Quavious Keyate Marshall) ishte në jaht në kohën e incidentit të supozuar. Megjithatë, është e paqartë se cila ishte përfshirja e tij në këtë ngjarje.

Një burim i thotë Page Six se reperi u pa me duart e lidhura, mirëpo më pas Policia e liroi atë.

reperi quavo quavo

Sondazh

Poll