Bota

Putin e Lukashenko vizitojnë manastirin Valaam në veri të Rusisë

Udhëtimi vjen në vijim të vizitës dy-ditore të Lukashenko që nisi dje me negocjatat në Strelna dhe vizitën në muzeumin e marinës ruse .

24 Korrik 2023, 20:18 Nga f.i

Putin e Lukashenko vizitojnë manastirin Valaam në veri të

RUSIPresidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Alexandër Lukashenko u shfaqën sot duke vizituar manastirin ortodoks në Valaam në liqenin Ladoga, në veri të Rusisë. Mediat e huaja shkruajnë se udhëtimi vjen në vijim të vizitës dy-ditore të Lukashenko që nisi dje me negocjatat në Strelna dhe vizitën në muzeumin e marinës ruse .

Putin dhe aleati i tij i ngushtë Lukashenko vizituan gjithashtu ishullin Svetly dhe Kishën e Princit të Madh Vladimir të Barabartë me Apostujt në sketën e Shën Vladimirit. Manastiri i shekullit të 14-të ndodhet në një ishull mjaft të vogël në mes të liqenit Ladoga, liqeni më i madh në Evropë.

Bjellorusia është aktualisht duke pritur luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner pas marrëveshjes me Lukashenko për t’i dhënë fund përplasjve të tyre me Moskën.

lufta rusi-ukraine vladimir putin aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll