Bota

Kush është Alberto Feijo?! Miqësia e ngushtë me një trafikant droge dhe gratë në jetën e tij, PROFILI i fituesit të zgjedhjeve spanjolle

Alberto Núñez Feijo pushoi në një jaht me trafikantin e drogës Marcial Dorado.

24 Korrik 2023, 18:50 Nga k.m.
Kush është Alberto Feijo?! Miqësia e ngushtë me një
Alberto Núñez Feijo

SPANJË- Në moshën 55-vjeçare, ai përjetoi për herë të parë atësinë me ardhjen në jetë të djalit të tij të vetëm, Alberto, me partneren e tij, drejtoreshë e biznesit "Zara Home", Eva Cardenas. Anglishtja e tij është në nivel fillestar, ndërsa miqësia e ngushtë me një shpërndarës droge e ka “stigmatizuar” në periudhën parazgjedhore. Miqësia e vjetër midis liderit aktual të Partisë Popullore Spanjolle (PP) Alberto Nunez Feijo dhe një trafikanti droge mund të ketë lëkundur votuesit në zgjedhjet e djeshme parlamentare pasi partia e tij, megjithëse e mbështetur nga e djathta ekstreme "Vox", nuk arriti të sigurojë mandatet e mjaftueshme për përbërjen e një qeverie.

“Bomba” parazgjedhore e hedhur në arenën politike nga kryetarja e koalicionit të majtë Sumar, Yolanda Diath shkaktoi bujë në vendin iberik.

“Feiho mbajti miqësi e ngushtë me një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në planet... Do të ishte e rëndësishme që ai t'ua shpjegonte marrëdhënien e tij me Marcial Dorado brezit të humbur të të rinjve që vdiqën duke përdorur drogë, nënave të të varurve dhe atyre që dolën në rrugë për të luftuar tregtinë e drogës,"- argumentoi Yolanda Diath, pak ditë para zgjedhjeve në vend.

Shoku i Feijos, Dorado, u shpall fajtor në vitin 2009 për trafikim të 6 tonëve kokainë, ndërsa në vitin 2015 ai u dënua për akuza të tjera lidhur me pastrim parash. Prej kohësh ka pasur thashetheme për lidhjen e tij me Feijo-n, por u konfirmuan nga gazeta El Pais në vitin 2013, e cila botoi atë vit një seri raportesh dhe fotosh të bëra në vitin 1995, ku shfaqet politikani i Partisë Popullore së bashku me shpërndarësin e drogës në një jaht.

Kush është Alberto Feijo?! Miqësia e ngushtë me një
Marcial Dorado (majtas) me Alberto Feijo

Në atë kohë, konservatori spanjoll fillimisht kishte pohuar se kishte vetëm një njohje të rastësishme me Doradon, por mediat spanjolle publikuan prova se në fund të viteve 1990 të dy kishin pushuar së bashku në Ishujt Kanarie, Portugali dhe Andorra.

Feijo ka lindur në vitin 1961 në Ourense, Galicia. Ka studiuar për drejtësi dhe për një kohë ka punuar në sektorin publik. Që nga viti 2009 ai ka qenë kryetar i pushtetit vendor të Galicisë duke siguruar tre mandate qeveritare radhazi me shumicë absolute për partinë e tij. Në prill 2022, në kongresin e Partisë Popullore, votuesit e zgjodhën atë si presidentin e ri dhe kreun e opozitës zyrtare në parlamentin spanjoll.

Siç raporton gazeta El Pais, Feijo jetoi një lidhje dashurie pasionante me gazetaren Carmen Gabir për 12 vjet (2000-2012).

Mirëpo, një vit më vonë zemrën ia rrëmbeu menaxherja e Zara Home, Eva Cardenas, me të cilën në vitin 2017 patën Alberton, fëmijën e vetëm të kreut të PS-së. Feijo është një adhurues i kuzhinës galike dhe një mbështetës i flaktë i ekipit të futbollit Deportivo de La Coruña. Anglishtja e tij është për fillestarët, ndaj dhe ka pasur shumë kritika, por ai u është përgjigjur se në samitet ndërkombëtare ka gjithmonë përkthyes...

alberto núñez feijo zgjedhjet ne spanje

Sondazh

Poll