Bota

FOTOT- Zbulohet varreza masive e mercenarëve të Wagner në shkretëtirën e Siberisë

U raportua se 53 varre të ushtarëve të grupit Wagner u identifikuan në vend.

24 Korrik 2023, 18:49 Nga f.i
FOTOT- Zbulohet varreza masive e mercenarëve të Wagner në
pamje nga vendngjarja

SIBERI-Një varrezë masive e trupave të grupit Wagner është zbuluar në një zonë të Siberisë, raporton The sun.

Pamjet tmerruese u zbuluan nga pastrimi i dendur i pyjeve në Irtkusk, ku shihen varrezat e mercenarëve të Vladimir Putin. Shumica e vendeve të varrimit janë të shënuara me një kryq druri, të stolisur me dy kurora. Njëra kurorë ka tre ngjyrat e flamurit rus dhe tjetra lule kuqe-verdhë të stemës së Wagner.

U raportua se 53 varre Wagner u identifikuan në vend.

grupi wagner

Sondazh

Poll