Bota

'Pasojat do të rëndojnë mbi njerëzit e uritur'/ Shefi i OKB-së thirrje Rusisë: Marrëveshja e grurit duhet të rifillojë

Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia si një mënyrë për të mbajtur rrjedhjen e grurit në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në shkurt 2022.

24 Korrik 2023, 17:30 Nga a.l
'Pasojat do të rëndojnë mbi njerëzit e uritur'/
Antonio Gutteres

Shefi i OKB-së i bën thirrje Rusisë të rifillojë marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht në mënyrë që drithërat të mund të transportohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës. Ai tha se në të kundërtën, njerëzit e uritur në botë do të vuajnë pasojat më të rënda. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e bëri thirrjen gjatë një fjalimi në Romë në hapjen e një samiti tre-ditor të ushqimit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Me rënien e fundit të marrëveshjes së grurit Ukrainë-Rusi , "më të cenuarit do të paguajnë çmimin më të lartë", tha Guterres.  Ai tha se vendimi i Rusisë për të anuluar marrëveshjen do të ndikojë në çmimet globale të grurit dhe misrit. 

Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia si një mënyrë për të mbajtur rrjedhjen e grurit në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në shkurt 2022.

okb antonio gutteres

Sondazh

Poll