Bota

'Filloi me një pica...'/ Historia e pazakontë e nënës nga Holanda: Djali im i vogël bashkëpunonte me hakerët! Vinin porosi pa pagesë, madje edhe një Ak-47

Prindi i shqetësuar tha se blerjet në rrjetin e errët filluan me diçka të vogël, si pica "falas", por gradualisht dërgesat u bënë më të tmerrshme.

24 Korrik 2023, 14:53 Nga a.l
'Filloi me një pica...'/ Historia e pazakontë e
Barbara Gemen

HOLANDË-  Një grua në Holandë zbuloi kohët e fundit se djali i saj i vogël dikur arriti të blinte një AK-47 pasi ishte pjesë e një rrjeti hakerimi pa dijeninë e saj. 

“Djali im filloi hakerimin në moshën 8-vjeçare. Dhe pikërisht atëherë ai porositi një armë. Ai filloi të kalonte shumë kohë pas një kompjuteri dhe filloi të porosiste gjëra në internet pa paguar,” tha Barbra Gemen. 

Prindi i shqetësuar tha se blerjet në rrjetin e errët filluan me diçka të vogël, si pica "falas", por gradualisht dërgesat u bënë më të tmerrshme.

Sipas prindit, djali i saj përdorte fraza kodi të pakuptueshme si "Pitt po vjen në shtëpinë tonë" sa herë që ajo hynte në një dhomë, duke komunikuar me aktorë të paligjshëm përmes lojërave online, shkruan nypost. 

'Filloi me një pica...'/ Historia e pazakontë e
AK-47

Gemen pretendon se hakerët përdorën djalin e saj për të pastruar para për të tjerët. Një ditë një automatik së bashku me municionet u shfaqën në pragun e saj të derës. Gemen kuptoi se çfarë po ndodhte, arma ishte shumë më e madhe se ajo dhe djali i saj. 

barbara gemen

Sondazh

Poll