Aktualitet

Riaktivizohet zjarri me përmasa të mëdha në një fshat të Fierit, në rrezik disa banesa

Për të shuar flakët, janë tre zjarrëfikëse nga Fieri. Sakaq, pritet që në ndihmë të tyre të shkojnë dhe mjete nga Roskoveci dhe nga Patosi.

24 Korrik 2023, 14:28 Nga DOSJA
Riaktivizohet zjarri me përmasa të mëdha në një fshat
zjarrfikes

FIER- Mesditën e sotme është riaktivizuar një zjarr me përmasa të mëdha në fshatin Shtyllas të Fierit. 

Burimet paraprake bëjnë me dije se nga flakët e zjarrit, rrezikohen disa nga shtëpitë e këtij fshati. 

Për të shuar flakët, janë tre zjarrëfikëse nga Fieri. Sakaq, pritet që në ndihmë të tyre të shkojnë dhe mjete nga Roskoveci dhe nga Patosi.

Sondazh

Poll