Bota

PANORAMË e trishtë në Rodos/ Dreri arratiset nga habitati, kërkon ushqim dhe strehë në oborrin e një banese

Vatrat e rrezikshme të zjarrinnë ishullin Rodos ka detyruar drerët të lënë habitatin e tyre natyror dhe të kërkojnë strehim dhe ushqim në oborret e shtëpive. Fotoja e shpërndarë në Facebook nga Maro Hatzimanetta shkakton trishtim. 

24 Korrik 2023, 12:00 Nga a.l
PANORAMË e trishtë në Rodos/ Dreri arratiset nga habitati,
Zjarr në Greqi

GREQI- Tronditëse është imazhi nga oborri i një shtëpie në Rodos, ku një dre duket se kërkon ushqim, ndërsa zjarri është ndezur në ishull. Njëkohësisht operacioni i Zjarrfikësve vijon, ndërsa dhjetëra qytetarë dhe turistë janë larguar përkatësisht nga banesat dhe akomodimet e tyre, shkruajnë mediat greke.  

Vatrat e rrezikshme të zjarrit në ishullin Rodos kanë detyruar drerët të lënë habitatin e tyre natyror dhe të kërkojnë strehim dhe ushqim në oborret e shtëpive. Fotoja e shpërndarë në Facebook nga Maro Hatzimanetta shkakton trishtim. 

Situata në disa zona të Greqisë vijon të jetë kritike. Dëme tepër të mëdha ekologjike janë regjistruar. Janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota.  Në zonë janë dërguar ekspertë për të vlerësuar dëmet me qëllim dhënien e ndihmave për të prekurit. 

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll