Bota

Rusia: Dronet ukrainase kanë hedhur në erë depon e municioneve në Krime

Njëri nga dronët u rrëzua pranë ndë rtesës së Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në qendër të qytetit, ndërsa tjetri goditi një ndërtesë zyre në jug të Moskës.

24 Korrik 2023, 11:48 Nga a.l
Rusia: Dronet ukrainase kanë hedhur në erë depon e municioneve
Foto ilustruese

RUSI- Zyrtarët rusë pretendojnë se Ukraina ka sulmuar me dronëdy ndërtesa në Moskë dhe një depo municioni në Krime. 

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar sulme me dron në dy ndërtesa jo-banesore. Nuk ka dëme serioze apo viktima”, shkroi kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin në aplikacionin e mesazheve Telegram. 

Njëri nga dronët u rrëzua pranë ndë rtesës së Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në qendër të qytetit, ndërsa tjetri goditi një ndërtesë zyre në jug të Moskës.  Sulmet erdhën një ditë pasi Kievi u zotua të "hakmerret" për një sulm raketor rus në portin e Odesës në Detin e Zi, shkruajnë mediat e huaja. 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë  tha se  dy dronët u “shtypën” nga sistemet e luftës elektronike, duke shkaktuar rrëzimin e tyre. Ai nuk komentoi mbi dëmet e raportuara në ndërtesa.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll