Bota

Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dheu në Pakistan, shkon në 133 numri i viktimave

Mijëra turistë janë grumbulluar në destinacionet turistike në veri ditët e fundit, duke injoruar paralajmërimet nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, e cila u kërkoi banorëve javën e kaluar të shmangin udhëtimet e panevojshme pasi shirat e vazhdueshëm mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut dhe përmbytje.

24 Korrik 2023, 11:12 Nga a.l
Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dheu në Pakistan,
Përmbytje në Pakistan

PAKISTAN-  Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë bllokuar disa rrugë kyçe në veri të Pakistanit, duke bllokuar turistët dhe duke ndërprerë trafikun. Mediat e huaja raportojnë se numri i të vdekurve nga incidentet e lidhura me motin në muajin e kaluar u rrit në të paktën 133.

Mijëra turistë janë grumbulluar në destinacionet turistike në veri ditët e fundit, duke injoruar paralajmërimet nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, e cila u kërkoi banorëve javën e kaluar të shmangin udhëtimet e panevojshme pasi shirat e vazhdueshëm mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut dhe përmbytje.

Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu bllokuan disa rrugë në rrethet veriore të Chitral, Dir dhe Battagram në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa të dielën. 

Të paktën 133 njerëz kanë humbur jetën në incidente të lidhura me motin në të gjithë Pakistanin që nga 24 qershori kur filluan shirat e musonit.

permbytje ne pakistan

Sondazh

Poll