Bota

Tragjedi në Kinë/ 11 të vdekur nga shembja e çatisë, brenda shkollës ndodhej ekipi i volejbollit për femra

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur, pasi çatia e një gjimnazi në veri-lindje të Kinës është shembur, ndërsa brenda ambienteve ndodhej ekipi i volejbollit për femra, raportojnë mediat shtetërore.

24 Korrik 2023, 08:49 Nga m.s
Tragjedi në Kinë/ 11 të vdekur nga shembja e çatisë,
vendi ku ndodhi ngjarja

KINE- Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur, pasi çatia e një gjimnazi në veri-lindje të Kinës është shembur, ndërsa brenda ambienteve ndodhej ekipi i volejbollit për femra, raportojnë mediat shtetërore. Shumë prej viktimave janë fëmijë, thonë dëshmitarët okularë për mediat lokale, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Vetëm 8 nga 19 personat që ishin brenda palestrës, në provincën industriale të Heilongjiang mbijetuan.

Një hetim paraprak zbuloi se perliti, një formë e qelqit vullkanik, ishte grumbulluar në çati duke thithur ujin e shiut, i cili shkaktoi shembjen në orën 15:00 me kohën lokale, shkruan "BBC". Trajneri i ekipit të volejbollit të femrave të shkollës së mesme u dëgjua duke thirrur emrat e nxënësve, ndërsa ekipet e shpëtimit u futën nëpër rrënojat në qytetin Qiqihar, raportoi Radio Kombëtare e Kinës.

Prindërit morën në pyetje zyrtarët e shkollës, duke thënë se kishte mungesë të komunikimit të duhur për përpjekjen e shpëtimit, e cila zgjati deri të hënën në mëngjes. "Më thonë se vajza ime është zhdukur, por ne nuk arritëm ta shihnim kurrë fëmijën. Të gjithë fëmijët kishin fytyrat e tyre të mbuluara me baltë dhe gjak kur u dërguan në spital. Unë iu luta, ju lutem më lejoni ta identifikoj fëmijën. Po sikur të mos ishte fëmija im?", tha një burrë në një video që është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.

"Çfarë kanë bërë autoritetet katër, pesë apo edhe gjashtë orë pasi fëmijët janë dërguar në spital? ... Mjekët nuk po komunikojnë me ne se si po shkon shpëtimi", tha ai.

"Ne kemi të moshuar në shtëpi, duhet t'i ndihmojmë ata të përgatiten mendërisht. Këtu ka mjekë, policë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë. Por ne nuk kemi dëgjuar asgjë nga ju", tha ai.

ekipi i volejbollit kine

Sondazh

Poll