Bota

Vatër zjarri në Karystos në Greqi, flakët arrijnë në 20 metra, kryebashkiaku apelon për ndihmë: Kemi nevojë për mjete ajrore (VIDEO)

Krahas forcave tokësore, pritet të dërgohet edhe një helikopter. Gjatë natës, forcat e zjarrfikësve janë përforcuar në zonat përkatëse për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

24 Korrik 2023, 08:35 Nga m.s
Vatër zjarri në Karystos në Greqi, flakët arrijnë
zjarri ne Greqi

GREQI- Një situatë e rënduar nga zjarri është në Karystos në Greqi, ku flakët kanë arritur në 20 metra. Gjatë natës, zjarrfikëset kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Kryebashkiaku i Karystos, Lefteris Raviolos, ka apeluar për rritjen e fluturimeve me mjete ajrore. “Nuk ka rrugë tjetër për t'u përballur me zjarrin. Ne kemi nevojë për mjete ajrore. Flakët janë të mëdha. Ata nuk luftojnë me duart e tyre. Ishte një natë e vështirë”.

Zjarri aktualisht po shkon drejt jugut, shkruan "Protothema". Krahas forcave tokësore, pritet të dërgohet edhe një helikopter. Gjatë natës, forcat e zjarrfikësve janë përforcuar në zonat përkatëse për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Intensiteti i erërave në zonë është i pandërprerë dhe gjatë natës është kërkuar evakuimi i banorëve dhe pushuesve nga tre fshatra. 

Zjarri ka rënë mesditën e djeshme në tre vende të ndryshme, dhe ka marrë menjëherë përmasa të mëdha. Është karakteristikë se fronti i përgjithshëm i zjarrit i kalon shtatë kilometrat.

greqi zjarr

Sondazh

Poll