Bota

"Marrëveshja e Ohrit, e rëndë!" Ish-kryeministri i Kosovës akuzon Kurtin: Po tensionon situatën në veri

Mustafa ka theksuar se Kurti nuk mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, duke eskaluar situatën në veri. Ai thotë se marrëveshja e Ohrit është më e rëndë se ajo e 2013-ës.

23 Korrik 2023, 17:29 Nga f.i
"Marrëveshja e Ohrit, e rëndë!" Ish-kryeministri i
Isa Mustafa

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tensionim të situatës në vend. Mustafa gjatë një intervise për KosovaPress thotë se Kurti po krijon reagim ndërkombëtar dhe sipas tij, po mundohet të fitojë poena për shtensionim të situatës.

“Problemi është se Kurti po tensionon situatën në veri, po krijon një tensionim të situatës, po krijon një reagim ndërkombëtar lidhur me këtë dhe pastaj në një formë po dëshiron që të merr poenë për shtensionim, për një situatë që nuk ka pasur nevojë që të tensionohet, nuk ka pasur nevojë që të çohen gjitha ato forca policore në veri, nuk ka pasur nevojë që kryetarët e komunave në veri të instalohen në zyrat e tyre me njësi speciale të policisë, sepse nuk është Njësia Speciale e Policisë së Kosovës për të vendos kryetarët e komunave në zyrë por kanë një rol tjetër, e tani çfarë do të thotë kjo është një çështje krejt tjetër”, -ka thënë ish-kryeministri i Kosovës.

Mustafa ka theksuar se Kurti nuk mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, duke eskaluar situatën në veri. Ai thotë se marrëveshja e Ohrit është më e rëndë se ajo e 2013-ës.

"Ka qenë një praktikë ne veri të vendit, ku janë bërë ndërhyrje të madha, ato janë bërë me pajtueshmëri ose me një koordinim me Amerikanët dhe me vendet e Quintit, edhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi me NATO-n dhe KFOR-in dhe ato kanë munguar kësaj radhe, pse kanë munguar duhet të japë arsye dhe shpjegim Kurti se pse kemi ardhur në këtë situatë që në Bruksel dhe në Ohër të pranohet një situatë, e cila nuk ka qenë fare e paraparë që më herët të bëhet, sepse ka qenë e paraparë të bëhet një marrëveshje për njohje reciproke, një marrëveshje e fundit dhe e stabiliteti të sigurisë. Prandaj Kurti nuk mund të ikë zbatimit të kësaj marrëveshje përmes veprimeve të ndryshme të eskalimit të situatës në veri të vendit, çfarë ka bërë deri më tani”, thekson Mustafa.

tensionet në veri të kosovës albin kurti isa mustafa

Sondazh

Poll